Zëri i Zgjimit
Duke u gdhendur ndërgjegjja dhe mendja: o zgjim o fjalë tjetër s'ka!

Identiteti yt i natyrshëm!

“Jo, por ata thanë: Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé dhe vazhdojmë gjurmëve të tyre”– Kur’an, 43:22

Shkruan: Avni Tafili

Të parët mund të kenë qenë gënjeshtarë, hajdutë, manipulues etj., a do të kishte pranuar njeriu i pajisur me ndërgjegje e pavarësi në të arsyetuar, të jetë si të parët e tij? Jo, por njerëzit dinë mirë të justifikojnë. Por, dije o njeri, se siç ka thënë besimdrejti, Omeri r.a., çdo arsyetim është gënjeshtër. Ikje prej përgjegjësisë dhe lënia në errësirë ndërgjegjen dhe të menduarit e arsyeshëm. Si lejon o njeri të jetosh i varur për dikë, kur ti u linde i lirë dhe me personalitet të pavarur?! Më e dobishme do të ishte shfajësimi i sotshëm prej tyre, se sa pasimi dhe fajësimi i tyre nesër[1]. Ti njeri, lejoj ndërgjegjes sate të gjykojë me gjerësinë e saj dhe të lutesh që të dalësh nga tkurrja e kraharorit tënd, që të gjesh rrugën e natyrshmërisë së pastër, e në dashtë Allahu të mëshiron e të udhëzon![2]

Islami nuk është diçka që trashëgohet, siç trashëgohet pasuria a dituria. Njeriu lind me të[3][4]. Është natyrshmëri; çdo njeri lind i pastër në natyrshmërinë e tij. Nuk është diçka që blihet a shitet. E as diçka që merret a jepet me dhunë. Secili njeri, i pajisur me vullnet e vetëdije, mund të pranojë[5] ose të kundërshtojë të jetojë i pastër e i natyrshëm[6]. Të lindësh me diçka, është diçka tjetër, e të rritesh e të jetosh me atë që linde është diçka tjetër.

Njeriu nuk lind gënjeshtar, e as hajdut e as manipulues, por këto janë që blihen, por nuk trashëgohen. Zoti nuk i bën padrejtësi krijesës së Tij, njeriut, ndërsa e mëshiroi atë duke e pajisur me intelekt, që të jetë në gjendje të dallojë cilësinë e mirë prej të keqes. Por, ja që një njeri gjatë zhvillimit të tij pëson ndryshueshmëri në natyrshmërinë e tij; e ndytë pastërtinë e qenies së tij!

Njeriu me prindër a familje, që kanë ruajtur pastërtinë dhe natyrshmërinë, atëherë ai njeri zhvillohet në atë ambient të pastër e të natyrshëm. Megjithëse, ky nuk është parakusht që një njeri të zhvillohet përfundimisht si i natyrshëm, pasi mund të ndikohet nga një rreth më i gjerë, e të devijoj natyrshmërinë e tij. Ndërkaq, një njeri me prindër me natyrshmëri të ndryshuar, bën që edhe fëmija i tyre të pësoj ndryshueshmëri, dhe të bëhet si prindërit e vet në karakter, bindje etj., por edhe kjo nuk është parakusht që ky njeri përfundimisht të jetoj ashtu me natyrshmëri të ndryshuar, pasi mund të ndikoj edhe te ky rrethi më i gjerë, siç qe në rastin e parë, që t’i rikthehet pastërtisë, natyrës me të cilën lindi.

Një fëmijë nuk di të gënjejë, të mashtrojë, e as të mendojë i pavarur, porse është në varësi të edukimit të prindërve të tij a të rrethit të tij. Nëse prindërit ia imponojnë një bindje a cilësi, sigurisht, atij fëmije do t’i mishërohen ato bindje a cilësish thellë në brendinë e tij, dhe do të bëjë që të mos zhvillohet natyrshëm si në aspektin mendor, edhe në atë moral dhe shpirtëror. Zakonisht, njerëzit që gjatë fëmijërisë së tyre është ushtruar dhunë ndaj tyre në bindje a cilësi të gabuara dhe të papastra, ata njerëz kanë një personalitet të ngurtë dhe të pandryshueshëm.

Natyra njerëzore nuk e do dhunën. Një njeriut nuk mund t’ia imponosh dëshirën a bindjen. Nuk mund ta bësh të dojë a të besojë atë që ti do a beson, pasi thellësia e tij i përgjigjet fjalës së Zotit të tij: “Nuk ka dhunë në fe (në vullnet e në bindje) – Kur’an, 2:256. Sa i Mëshirshëm je o Zoti ynë! Ti na krijove, por nuk ushtrove forcë ndaj neve. Mjerë për ata njerëz që këtë mirësi ia kthejnë mbrapsht Zotit të tyre, Allahut xh.sh.!

Ti njeri, qofsh shqiptarë a çka do qofsh, mbi të gjitha je bir i Ademit, prej njeriut të parë, ndërsa Ademi prej dheut, e trupi ynë aty do të kthehet, jo si kjo tokë e sotshme, e cila do të jetë e rrafshët, e nuk do të ketë pengesa, e aty, do të ringjallemi, e të pyes: vallë, si do t’i përgjigjesh Zotit tënd, kur të thotë: pse e ndryshove natyrshmërinë me të cilën të krijova dhe u linde?! E atë ditë nuk pyetesh nëse ke qenë shqiptarë apo turk apo evropian, por pyetesh për identitetin e natyrshëm tëndin!

Allahu ruajt natyrshmërinë tonë, ndërsa ne, të angazhohemi duke e shfrytëzuar intelektin e ndërgjegjen, për të qenë gjithnjë të kapur për fillesën tonë; pastërtinë – Islamin.

Është përcaktuar që Islami të jetë fe e vetme, natyrshmëri e pandryshueshme për qenien njerëzore. Këtë Krijuesi i jetës e thotë:

“Feja e pranueshme tek All-llahu është Islami!” – Kur’an, 3:19

Ve-l-hamdu lilahi, ve salAllahu alejhi ve selem

Fusnota:_________

[1] “Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin. Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë.” – Kur’an, 6:125

[2] Të lutet që t’u falen mëkatet, gabimet, që i bënë natyrshmërisë së pastër, e shpalljes hyjnore, e jo të pasohen në mëkatet dhe gabimet e tyre, që nesër të mos ia hedhin fajin askujt. Zoti thotë: “Dhe thonë: Zoti ynë, ne i dëgjuam udhëheqësit tanë dhe të parët tanë, por ata na shmangën nga rruga e drejtë.” – Kur’an, 33:67.

[3] “Përqendro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fé), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë.” – Kur’an, 30:30.

[4] “Çdo fëmijë lind në fitre (natyrshmëri të pastër), por prindërit e tij e bëjnë atë çifut, krishterë apo zjarrputist. Kjo është sikurse mënyra në të cilën një shtazë lind një pjellë natyrale. A keni vërejtur ndonjë të lindur të shtrembëruar, para se ju t’i keni shtrembëruar ato.” – Hadith : Muslim.

[5] Njeriu ka vullnet e dëshirë, dhe i lirë të dëshirojë; Zoti thotë: “Vërtet, këto janë një këshillë, e kush do e merr rrugën që e çon te Zoti i tij.” – Kur’an, 76:29.

[6] Është i lirë dhe i pavarur në vullnetin e vet njeriu; nëse dëshiron të jetojë musliman i devotshëm jeton, e nëse dëshiron të jetojë jomusliman, le të jetojë! Allahu xh.sh. thotë: “E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë…” - Kur’an, 8:29.

About these ads

Pa Përgjigje to “Identiteti yt i natyrshëm!”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

%d bloggers like this: