Zëri i Zgjimit
Duke u gdhendur ndërgjegjja dhe mendja: o zgjim o fjalë tjetër s'ka!

Motivi

000000001Motivi! I paaftë, u aftësove; pa botëkuptim, bëre; nuk dalloje, dallove; i pasigurt, u sigurove; ndjeheshe i vetëm, u shoqërove. Prindërit të lanë. Ti u largove; çave muret e shtëpisë, u përzjeve me njerëz, prapë mbete vetëm!

Shkruan: Avni Tafili

Motiv! Përkujdesja hyjnore! Zoti, që të ushqeu, të dha formë e të udhëzoi.

Mendon, bie në dëshpërim. Kujton, ndalon. Krahët këputen. Të menduarit s’noton. Qielli para syve të mbyllet. Toka të ngushtohet.

Të kthehemi në fillim. Ti sot ke lindur. Je ende foshnje. Të ushqen e ëma. Ende s’ke filluar t’i lëvizësh gishtërinjtë. Kapakët e syve sa kanë filluar të valëviten nga drita. Mbahesh në prehrin e nënës. Je i pavetëdijshëm. Ende s’je në gjendje të njihesh me atë që të rrethon.

Thellë në shpirt – sado që sot si i rritur, nuk mund ta kujtosh qetësinë dhe prehjen që ndjeje si foshnje; pavetëdije ndjeje qetësinë e sigurinë. Ishe i mbuluar prej mëshirës së nënës. Për gjithçka po përkujdeset, ti s’po lëvizë e s’po bën gjë. Po të ushqen, po të shpëlanë, po të vesh, je në përkujdesje në çdo imtësi.

E kalove etapën e foshnjërisë. Ke filluar të njihesh me të ëmën. Gjuha s’po ta pëshpëritë ende emrin “nënë”, por zemra po e thotë. Po ndjen vështirësi. Kur e sheh dashurinë e saj, mëshirën dhe sigurinë që të jep, ti ndjen varësi ndaj saj. Nuk mund të rrish asnjë sekondë pa të. Këtë e ke zbuluar kur të ka humbur sysh, ti ke filluar të qash; këtë e mban mend.

Të dolën dhëmbët, t’u zhvilluan muskujt, tani ke filluar të formosh tinguj, të theksosh germa, të shqiptosh fjalë. “Nënë”, fjalë që po të flenë në zemër. Ke filluar të ndjesh madhështinë e mëshirës, bukurinë e dashurisë. Këmbët të janë forcuar, duart. Koka të është zhvilluar, shqisat të janë funksionalizuar; sheh e dëgjon mirë, prek e shijon, mban mend.

Ke filluar të flasësh, të kërkosh, të shprehësh gëzimin e hidhërimin; po edhe inatin e xhelozinë. Po i dallon ndjenjat qartë. Kur gëzohesh, buzëqesh, ndjen kënaqësi, kur hidhërohesh, të dhemb fyti nga të qarët, të shteren fijet e zërit; kur kërkon diçka e s’të jepet, ulesh e qan, nëse askush s’të përkëdhelë, inatosesh, e kur e merr atë që dëshiron, ndonjëherë ndjehesh mendjemadh, i përkëdheluri.

Ende je i paaftë të zgjedhësh. Prindërit të mbajnë afër. Ti kur atyre u shmangesh, kur të vijnë pas, sa fillon të ndjesh rrezikun, prindin e gjen pranë.

Tani je duke ecur, je duke folur, je duke u njohur me njerëzit përreth. E ndjen praninë e prindërve. Të familjes. Ke filluar të dallosh ngjyrat, shijet. E bardha s’është më sikur e zeza. Hidhësia jo si ëmbëlsia. Ikë prej zjarrit. E kap në dorë lodrën. Por ende sillesh rreth prindërve. Nuk je i sigurt në vetvete. Prindërit vazhdimisht të këshillojnë, të shpjegojnë.

Prindërit! Ti po rritesh. Po ecë drejtë dhe sigurt. Po mendon, je ndërgjegjësuar se je krijesë; njeri. Po harron vështirësitë; frikën e pasigurinë. Tash je i fortë, edhe mund të vraposh; t’i kapërcesh pengesat. Ende ndjen frikë të vetmohesh. Je i shkurtë, këmbët e shkurta, je i ngadalshëm. Por ke një botë të madhe brenda vetes; ke filluar të shikosh me sy të mendjes.

Ke çarë muret e shtëpisë. Nuk endesh nëpër oborr të shtëpisë, që dikur të dukej vend i huaj. Po tani ke dalë edhe jashtë shtëpisë. Mirëpo, ende qëndron pranë mureve të shtëpisë. Mbështetesh për mure duke vështruar sesi ecin, flasin e veprojnë njerëzit. Pas një vështrimi të gjatë, i mbështetur për muret e shtëpisë, ke zënë të mendosh rreth asaj që shihje; të pyesësh.

Ke zënë edhe miq. Shokë të lagjes e të shkollës. Po shoqërohesh. Po komunikon. Fillove të ndjehesh i ndarë, i pavarur; të ndjesh brenda vetes personalitet…

Mëshira e të ëmës, të nxiti të frymosh i sigurt; shprehja e fjalës “nënë”, të flasësh; përkujdesja e prindërve, të rritesh e zhvillohesh etapë pas etape; loti, për kërkesat tua; buzëqeshja, shenjë e kënaqësisë; dashuria, prehje e shpirtit; siguria, identiteti; këshilla e qortimi, të kuptuarit e dallimi; pasiguria e hezitimi, kureshtjen; hapësira, toka e qielli, njerëzit, nevojat e kërkesat, inspirim e motiv.

Motivi! I paaftë, u aftësove; pa botëkuptim, bëre; nuk dalloje, dallove; i pasigurt, u sigurove; ndjeheshe i vetëm, u shoqërove. Prindërit të lanë. Ti u largove; çave muret e shtëpisë, u përzjeve me njerëz, prapë mbete vetëm!

Motivi! Kush të ushqeu, kur duart e nënës s’të preknin dot? Kush u përkujdes për ty, kur prej syve të të ëmës humbje? Kush ishte me ty, kur prindërit të harronin? Kush të mësoi të mos qorroheshe, kur gishtërinjtë e tu lëviznin pavetëdije?

Mund ta imagjinosh veten sot ashtu, si fëmijë, i pafuqishëm e i paaftë për të reaguar në situata të rënda, e me këtë vetëdije që je sot, të mendosh se ishe i pambrojtur? Sigurisht, se ti mbroheshe, edhe kur ishe vetëm!

A s’të mjafton motiv, kjo përkujdesje hyjnore, kjo mbrojtje, që të ka shoqëruar çdo çast të jetës?

Zoti që të krijoi, të zhvilloi e të dha formë, të ushqeu në bark të nënës! U përkujdes për ty, edhe pse ti ishe i pavetëdijshëm për këtë. Jo e ndjen mëshirën e Zotit tënd, kur je në ndonjë situatë të papërballueshme! Motiv, s’të mjafton Zoti yt?  E të jetosh, e të veprosh në rrugën e Tij?

E Zoti, që të krijoi, gjithnjë ishte me ty! Zoti, më i Mëshirshëm se e ëma jote, edhe nëse të gjithë njerëzit të të braktisnin, Zoti s’të braktisi e s’të braktis! Të do, e të krijoi. A ka motiv më të fuqishëm e më të pavdekshëm, se të jetosh për Zotin tënd?

Jo kurrë! E pra, le të të mjaftoj Zoti yt. Nuk ke nevojë për motiv tjetër. Sidoqoftë gjendja, Allahu i Madhërishëm është Ai që përkujdeset, Ai që mëshiron, Ai që furnizon!

Elhamdulilahi rabbi-l-alemin

4 Përgjigje për “Motivi”

  1. Pa koment….MashaAllah!

  2. U linda,si një letër e bardh
    Nënt muaj nëna më mbajti n’bark
    U linda muslimane e freskët pa mëkate
    Nuk kisha brenga e as halle
    Me pak të qajtur,kujdesje fitoja
    Por as për këtë nuk pagoja
    E nga vjen e gjith kjo mirësi ?
    Pa dyshim nga i madhi All-llah,me cilësit dhe emrat e tij:
    1. ALL-LLAH- Zoti
    2. ER-RRAHMAN – i Gjithëmëshirëshmi
    3. ER-RRAHIM – Mëshirëploti
    5. EL-KUDDUS – i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi
    4. EL-MELIK – Sunduesi
    6. ES-SELAM – Paqedhënësi
    7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit
    8. EL-MUHEJMIN – Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi
    9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhështori
    10. EL-XHEBBAR – i Gjithëfuqishmi
    11. EL-MUTEKEBBIR – i Madhërishmi
    12. EL-HALIK – Krijuesi
    13. EL-BARIU – Filluesi
    14. EL-MUSAVVIR – Formëdhënësi
    15. EL-GAFFAR – Gjithëfalësi
    16. EL-KAHHAR – Mposhtësi
    17. EL-VEHHAB – Dhuruesi
    18. ER-RREZAK – Furnizuesi
    19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhënësi
    20. EL-’ALIM – i Gjithëdituri
    21. EL-KABID – Shtrënguesi
    22. EL-BASIT – Dhënësi
    23. EL-HAFIDU – Përulësi
    24. ER-RAFIU – Lartësuesi
    25. EL-MUIZZU – Ngritësi
    26. EL-MUDHIL-L – Nënshtruesi
    27. ES-SEMI’U – Dëgjuesi
    28. EL-BESIR – Vështruesi
    29. EL-HAKEM – Gjykuesi
    30. EL-’ADL – i Drejti
    31. EL-LETIF – i Buti
    32. EL-HABIR – i Gjithinformuari
    33. EL-HALIM – Përdëllimtari
    34. EL-ADHIM – Madhështori
    35. EL-GAFUR – Falësi.
    36. ESH-SHEKUR – Mirënjohësi
    37. EL-ALIJJ – i Larti
    38. EL-KEBIR – i Madhi
    39. EL-HAFIDH – Ruajtësi
    40. EL-MUKIT – Ushqyesi
    41. EL-HASIB – Llogarimarrësi
    42. EL-XHELIL – Fisniku
    43. EL-KERIM – Bujari
    44. ER-RREKIB – Vigjëluesi
    45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi
    46. EL-VASIU – Gjithëpërfshirësi
    47. EL-HAKIIM – i Urti.
    48. EL-VEDUD – i Dashuri
    49. EL-MEXHID – i Lavdishmi
    50. EL-BAITH – Ringjallësi
    51. ESH-SHEHID – Dëshmuesi
    52. EL-HAKK – I Vërteti
    53. EL-VEKIL – Përkujdesësi
    54. EL-KAVIJJ – i Forti
    55. EL-METIN – i Pathyeshmi
    56. EL-VELIJJU – Mbrojtësi, Përkujdesësi
    57. EL-HAMID – i Falënderuari
    58. EL-MUHSI – Gjithënjohësi
    59. EL-MUBDI – Nismëtari
    60. EL-MU’ID – Rikrijuesi
    61. EL-MUHJI – Jetëdhënësi.
    62. EL-MUMIT – Jetëmarrësi
    63. EL-HAJJ – i Gjalli
    64. EL-KAJJUM – i Përjetshmi
    65. EL-VAXHID – Kreatori i këtij Universi
    66. EL-MAXHID – i Nderuari
    67. EL-VAHID – i Vetmi
    68. ES-SAMED – Strehimtari
    69. EL-KADIR – i Fuqishmi
    70. EL-MUKTEDIR – i Gjithëmundshmi
    71. EL-MUKADDIM – Nismëtari, Përparësidhënësi
    72. EL-MUEHHIR – Paslënësi
    73. EL-EVVELU – i Pari
    74. EL-AHIRU – i Fundit
    75. EDH-DHAHIRU – i Dukshmi
    76. EL-BATINU – i Padukshmi
    77. EL-VALI– Udhëheqësi
    78. EL-MUTEALI – i Gjithëlartësuari
    79. EL-BERR – Mirëbërësi
    80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi
    81. EL-MUNTEKIM – Ndëshkuesi
    82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi
    83. ER-RREUF – i Dhembshuri
    84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtësi
    85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM – Atij i takon madhështia dhe nderi
    86. EL-MUKSIT – Drejtësidhënësi
    87. EL-XHAMIU – Tubuesi
    88. EL-GANIJ – i Pasuri
    89. EL-MUGNI – Pasuridhënësi
    90. EL-MANI’U – Privuesi
    91. ED-DARRU – Dëmsjellësi
    92. EN-NAFI’U – Dobiprurësi
    93. EN-NUR – Drita
    94. EL-HADI – Udhëzuesi
    95. EL-BEDIU – Shpikësi
    97. EL-VARITH – Trashëguesi
    98. ER-RESHID – Frymëzuesi
    99. ES-SABUR – Durimtari

  3. Esselamu Alejkum
    Edhe mua po me pelqejne shume shkrimet e Avni Tafilit, fjalet jane te nderthurura shume bukur.
    All-llahu ju shperblefte per mundin qe beni.

  4. Motivi është një “motor” që ndez “turbinat” te çdo njeri.


Komentet janë mbyllur.

Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.