Pikëllohu, mos u gëzo!
O Ummet! Qani, mos qeshni! Pikëllohuni, mos u gëzoni! Më e ndershme të ulim kokat, e të pendohemi, e të kërkojmë faljen e Zotit tonë!
Avni Tafili
O pena ime, o gjuha ime, o zemra ime; bërtit, lëviz, lëkund.
Pikëllim, po! Gëzim, jo! Si mund të gëzohet një musliman, kur vëllai i tij musliman vritet në një vend tjetër; si mund të gëzohet një i ri, kur të rinjtë muslimanë në vend tjetër masakrohen. Sot, u shtruan sofrat, ndërsa në Palestinë ka kohë që janë të shtruara sofrat e gjakut, të tmerrit, të varfërisë! Fëmijët tanë buzëqeshin, e si t’u buzëqesh! Duhet të qajë! T’i shtrëngojë njëherë për fëmijët e braktisur, për fëmijët e traumatizuar; për fëmijët muslimanë në Vendet e Uzurpuara! E pastaj, t’i shtrëngojë, e të mos ua prishi harenë.
Si mund të festoj, derisa gjaku i muslimanit po derdhet; unë duke shtrënguar duart e vëllezërve të mi, ndërsa armiku duke ua këputur zemrat vëllezërve diku tjetër; si mund t’i gëzohem, motrës muslimane kur feston, derisa motrat muslimane në këndin tjetër të Tokës duke iu persekutuar nderi e dinjiteti!
Jo, nuk kam gëzim! Muslimani le të qajë! Të mos më buzëqeshë! A nuk duhet të jenë muslimanët sikur një trup? Trupi ynë është duke u vrarë, duke u masakruar, duke u kallur, duke u dhunuar. Palestinë. Irak. Çeçeni. Afganistan. E gjetkë… O ç’gëzim është, kur vëllezërit e motrat e mia muslimanë nuk mund të thithin ajër të pastër; si mund të mos pikëllohem, e si të marr frymë lehtë, kur qielli muslimanëve mbi kokat e tyre u është rënduar; i mbushur plot barut, plot armiqësi e dhunë!
O Ummet! Qani, mos qeshni! Pikëllohuni, mos u gëzoni! Më e ndershme të ulim kokat, e të pendohemi, e të kërkojmë faljen e Zotit tonë, e të na e zgjojë ndërgjegjen, e të na i kthjellojë mendtë, e t’i themi mjaft copëtimit, mjaft dhunës, mjaft derdhjes të gjakut të muslimanit; Kudo qoftë! Nuk është i kënaqur Zoti me ne, përderisa ne gëzohemi, buzëqeshim, festojmë hareshëm, ndërsa robërit e Tij luftëtarë në rrugën e Tij braktisen nga vëllezërit e tyre!
O s’ka zgjim, o s’ka përmirësim, o s’ka bashkim, përderisa kur vetëm një pikë loti derdhet, kudo qoftë ai sy i pikëlluar, e ty të të mos pikojë syri; jo s’ka afrim të zemrave e të shpirtrave, e as forcim të trungut të Ummetit, përderisa nuk lëndohemi, kur lëndohen vëllezërit e motrat tona.
Kujt i ke frikë t’i thuash: nuk buzëqeshi! Kujt i ke frikë t’i thuash: nuk gëzohem! Kujt i ke frikë t’i thuash: nuk më festohet! Kujt i ke frikë t’i thuash: për mua s’ka hare përderisa të mos ketë për Të Gjithë!
Zgjohu! Ndjej vëllezërit e motrat tua muslimanë! A mos pse ata kanë tjetër ngjyrë. O mjerim! A mos vetëm pse ata flasin gjuhë ndryshe nga e jotja. O dëshpërim! A mos vetëm pse ata janë të dobësuar, të varfëruar, të pushtuar?! O padrejtësi!
Jemi një! Nuk mund të ndjehem i plotë sikur një edhe një gisht të më lëndohet. E si mund të ndjehem i qetë, kur krahun e këmbën më kanë këputur! E si mund të fluturoj në qiellin tim, kur pjesën tjetër e kanë copëtuar! O a ka mendje që mendon, a ka zemër që dallon, a ka shpirt që ndjen!
O pena ime, o gjuha ime, o zemra ime; bërtit, lëviz, lëkund. Bërtit, le të pëlcet kupa qiellore, le të më dëgjojnë pjesa tjetër e Ummetit, se ka Zot që i ruan; Lëviz shkëmbinjtë, lëviz malet, lëviz zemrat e armikut nga vendi i tyre, ta kuptojnë se fundi i tyre është afër; Lëkund tokën, t’u dridhet nëntoka arrogantëve e tiranëve, e ta kuptojnë se dënimi është në prag!
Sa i pafuqishëm jam. Por Zoti im sa i Fuqishëm që është! O Allah, trego fuqinë Tënde kundër arrogantëve e tiranëve; sa i papushtet jam, por Zoti im sa i Gjithëpushtetshëm është! O Allah, trego Pushtetin Tënd kundër armiqve Tu e të robërve Tu!
O Bijë të Islamit! Pikëllohuni, e mos u gëzoni, pendohuni e kërkoni falje, zgjohuni e përmirësohuni; bashkoni radhët e bëhuni ushtarë të së Vërtetës; robër të sinqertë të Krijuesit, të Jetëdhënësit e Jetëmarrësit, të Atij që në dorën e Tij është i gjithë Pushteti.
O Allah! Ty të mbështetem, prej Teje ndihmë kërkoj, na udhëzo e na falë! Ndihmo ushtarët e Tu të sinqertë e të devotshëm, e ruaji të rinjtë e të rejat tona kudo që janë, e mbroji motrat tona nga dora e zezë dhe e shëmtuar; shkatërruar qofshin armiqtë e Zotit dhe të robërve të Tij.
HasbijeAllah ve niëme-l-vekil
Është e lehtë të lotosh tani si puna ime, pasi na u sjellë materiali aq prekës, ama sa isha prej aty dhe sa ka që kujtojnë vetvetiu njerëzit që shikojnë nga çdo anë e horizontit, kush po troket në dyert e tyre për t’i përkrahur t’paktën me dua?
Në zemrat e tona si duket janë vendosur kapakë që t’mos depërtojë dhimbja! Jo, por e harruam luftën tonë që nuk krahasohet me të tyren, harruam ndihmën e tyre, harruam xhihadistat që na erdhën në ndihmë vetëm e vetëm për hir të All-llahut. E ne sot ua kthejmë, por me çka? Me bukëpërmbys, duke dërguar bijtë tanë që t’i luftojmë vëllezërit tanë, ti ç’nderojmë motar tona, t’i traumatizojmë fëmijë tanë, që t’i varrosin pleqtë tanë për së gjalli.
Mos të thotë askush se nuk është kështu, kjo situatë kaotike më ka ndërlikuar edhe mendjen time, nuk mund ta kuptoj pse i thotë vetes musliman?
A e kupton ç’është, ç’është jeta, ç’është rinia! Mendo para se të veprosh, se do të vjen dita ku nuk do të vlen pasuria jote që fitove duke i luftuar Islamdashësit.
FALËNDEROJ ALL-LLAHUN QË NA MUNDËSOJ NJË NJERI TË TILLË SIÇ ËSHTË KY VËLLA, QË TË NA SHKUND KOKËN, E TË KUPTOJMË PSE JETOJMË, A KAM QËLLIM PËR VEPRIM!
KOMPLIMENTE.
Adnilr-@ - 08/12/2008 te 17:14
ALL-LLAHU TE BEFTE PREJ SHEHIDEVE NE RRUGEN E TIJ, O VELLA IM I NDERUAR. MASHAALLAH, MOS MBETSHMI NE UMMETIN TONE PA NJEREZ SI TY. SELAMU ALEJKUM
Ummu Hurejra - 08/12/2008 te 21:21
Avniu do te gezohej kur edhe te tjeret fillojne te veprojne si ai, bile edhe me shume. Gara ne pune te mira eshte hallall dhe e urdheruar. Pra beni gare me autorin e ketyre shkrimeve. Filloni edhe ju te shkruani. Njeriu ne forme metafore po e them i ngjan nje peshkiri (po e them ne gjuhe lokale) te lagur me uje. Peshkirin sa me shume ta shtrydhesh, aq me shume jep uje. Pra eshte njesoj edhe me njeriun!
Fatoni - 08/12/2008 te 22:22
Të garoj me autorin as që pretendoj se nuk kam një diapazon të gjerë të dijes si ky vëlla, por na motivon e motivi është pjese e stimulimit.
Adnilr-@ - 09/12/2008 te 13:31
All-llahu te ruajt e ta shtoft dijen.
abida - 09/12/2008 te 18:59
Sot, per here te pare lexova keta xhevahir te Avniut te derguara te Zeri i Zgjimit, e te lexosh kete vajtim per popullin mysliman, qe me qdo respekt per secilen krijes te Krijuesit qe ne shqiptaret e uajme Zoti i Madh, ne 8 faqe mbi 5.000 fjale, e te mos permebdesh asnje fjale krimet e bera ndaj keti populli qe po ashtu eshte veper e Krijuesit te Madh, me duke e tmershme.
Zoti qofte me ty Avni.
Andi Ballshi - 15/11/2010 te 15:27